Problematika
Ne muzeun e Shkencave te Natyres ka pothuajse 60 vjet qe nuk eshte bere asnje investim per mirembajtjen e tij, dhe per pasoje kjo godine eshte duke degraduar deri ne shembje (foto)
Ne pjesen e muzeut ku gjendet e ekspozuar Flora dhe Fauna eshte sajuar nje strukture me trare druri e cila sherben si mbajtese e tavanit (foto)
Pervec kesaj edhe pse kjo pjese e muzeut gjendet ne katin e pare te godines 3 kateshe, ka carje te tavanit te saj dhe uji deperton nga catia ne katin e trete, ne te dytin e perfundon ne disa kova e govata te vena me qellim ruajtjen e parketit (foto)
Megjithese ne kete gjendje ky muze vizitohet nga nje pjese e mire e shkollave 9 vjecare dhe atyre te mesme te kryeqytetit. Kjo perben nje rrezik serioz per aksidente.
Ne kete gjendje eshte dhe kati i dyte, ndersa kati i trete eshte nxjerre jashte perdorimit.
Ajo qe eshte me rendesishme, qendron te rreziku i drejperdrejte qe kercenon objektet e ekspozuara aty si dhe te atyre objekteve qe ruhen ne arkive. (Foto). Veme ne dukje se keto objekte kane nje vlere te pacmueshme, te cilat ne qofte se do te shkaterrohen, do te jete e pamundur te gjeden dhesi rrjedhim Shqiperia nuk do te kete me nje muze te shkencave te natyres te pakten dhe per 30 vitet e ardheshme.
Pjesa e muzeut ne te cilen ndodheshin te ekspozuara mineralet ( seksioni mineralogji-palantologji), nuk funksionon qe prej 20 vjetesh pasi pervec rrezikut qe paraqet shembja e tavanit, ky seksion eshte ne varesi te Universitetit Politeknik te Tiranes.
Theksojme se seksioni i flores dhe faunes eshte ne varesi te Universitetit te Shkencave te Natyres.
Gjithashtu jashte ketij muzeu, gjenden te ruajtura ne ish godinen e INIMA-s, nje koleksion imadh Herbari qe duhet te ishte pjese e ketij muzeu.
Sikur te mos mjaftonin te gjitha keto, godina e muzeut eshte ne nje procees gjyqsor per pronesine e saj qe prej 8 vjetesh.